Në Angli ulet indeksi i përhapjes së COVID-19

Evropë

Në Angli ulet indeksi i përhapjes së COVID-19

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Organet e pavarura të kontrollit shëndetësor britanik kanë ulur për herë të parë sot indeksin e përhapjes së COVID-19 në Angli, pas rritjeve në dy muajt e fundit për shkak të variantit Delta.

Shifra tani vlerësohet në 1,1-1,4 kundrejt 1,2-1,4 e raportuar javën e kaluar.

Infeksionet e nxitura nga mutacioni Delta i COVID-19 në BM, që arritën kulme me mbi 50 000 raste në ditë për disa javë rradhazi, rifilluan rënien e tyre javën e kaluar, pavarësisht heqjes së përgjithshme të kufizimeve më 19 korrik, edhe pse jo pa disa ngritje të tjera në dy ditët e fundit, me deri në rreth 31 000 raste.

Sidoqoftë, një prag shumë më i ulët, deri më tani, në krahasim me parashikimet për rritje deri në 100 000 dhe 200 000 raste të reja në ditë, gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat