Zjarre të mëdha edhe në ishullit e Sicilisë

Evropë

Zjarre të mëdha edhe në ishullit e Sicilisë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Sicilia, ishulli italian është përfshirë nga zjarre të mëdha, kjo ka detyruar që të evakuohen shtëpitë e shumë banorëve si dhe të mbyllet një aeroport.

Tym i madh u pa mbi qytetin Catania të premten, i cili është goditur rëndë nga zjarret.

Një zjarr i madh shpërtheu në periferi të qytetit dhe disa familje u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, 150 persona u bllokuan nga zjarret në dy zona të Catanias.

Për të shpëtuar nga flakët, ata shkuan në plazh ku u shpëtuan nga roja bregdetare, së pari me gomone gome dhe më pas u transferuan në anije patrullimi.

Zjarrfikësit patën rreth 250 ndërhyrje në 24 orët e fundit në ishull dhe operacionet janë ende duke u zhvilluar për të luftuar flakët me ndihmën e helikopterëve dhe aeroplanëve, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat