Ngrohja globale/ Stinët e verës në Britani në të ardhmen mbi 40 ° C

Evropë

Ngrohja globale/ Stinët e verës në Britani në të ardhmen mbi 40 ° C

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Ngrohja globale është kthyer në një fenomen shqetësues për shkencëtarët dhe qeveritë anekënd botës. Kjo verë kaq e nxehtë, me gjithë përmbytjet dhe zjarret masive, sipas ekspertëve është kambana e ngjarjeve që mund të kthehen normale në të ardhmen.

Situata me temperaturat e larta që kanë shkaktuar zjarre anekënd botës, si dhe me përmbytje të shumta nëpër Europë e Azi, kanë sjellë sipas shkencëtarëve ndryshimin e mënyrës si i kemi parë deri më sot efektet e ngrohjes globale.

Një raport i shkencëtarëve britanikë tregon se ngjarjet ekstreme të motit sa do të vijnë duke u bërë më normale, ndërsa në të ardhmen stinët e verës në Britani ka të ngjarë të kapin temperatura më të larta se 40 ° C.

Ekspertët e klimës në Grinlandës kanë ngritur shqetësimet për shkrirjen e akullnajave në këtë vend me një shpejtësi më të lartë se më parë. Grinlanda po përjeton një "ngjarje masive të shkrirjes së akullnajave" sepse kjo verë ka sjellë një valë të nxehti me temperatura më shumë se 10 gradë mbi normat sezonale, sipas studiuesve danezë.

Si pasojë e kësaj nxehtësie, një akullnajë që mbulon një territor të të Arktikut, shkrihet me rreth 8 miliardë tonë në ditë, dyfishi i normës mesatare normale gjatë verës.

Sipërfaqja akullnajore e Grinlandës është masa e dytë më e madhe e akullit të ujërave të ëmbla në planet, me gati 1.8 milion kilometra katrorë. Nëse sipërfaqja akullnajore e Grinlandës, do të shkrihej plotësisht, do t‘i rriste nivelet e oqeanit me gjashtë deri në shtatë metra, që do të ishte një katastrofë mjedisore për mbarë globin.

Vendet anekënd botës janë duke marrë masa për të vënë nën kontroll ngrohjen globale, që sipas tyre përbën kërcënimin më të madh për njerëzimin në dekadat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat