Vdesin 2 persona - Audia që po ndiqej nga policia shkatërrohet totalisht në aksident

Evropë

Vdesin 2 persona - Audia që po ndiqej nga policia shkatërrohet totalisht në aksident

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:07
Foto Ilustrim

Dy persona janë konfirmuar të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht pas një aksidenti të rëndë, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia në Wolverhampton të Anglisë.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Erdhën menjëherë shumë policë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe dy persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat