Vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve në lindje të Rusisë

Evropë

Vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve në lindje të Rusisë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 07:30
Foto ilustrim

Në një sipërfaqe prej 837.813 hektarësh zonë në 217 pika në lindje të Rusisë ende vazhdojnë zjarret pyjore.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia Federale e Pyjeve e Federatës Ruse, thuhet se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë në lindje të Rusisë.

Më tej agjencia bëri të ditur se dje në 36 pika janë marrë nën kontroll zjarret.

“Që nga 1 gushti, në 217 pika në një zonë prej 837.813 hektarësh vazhdojnë zjarret pyjore. Prej tyre, 115 janë në Yakutistan, ndërsa 51 në rajonin Irkutsk”, theksohet në deklaratë.

Në punimet e shuarjes marrin pjesë rreth 5.000 persona dhe qindra automjete.

Në zjarret që filluan në rajonin e Siberisë të Rusisë në muajin korrik deri më tani një zonë pyjore prej 1,3 milion hektarësh është shndërruar në hi, kurse zyrtarët kishin shpallur gjendje emergjente në rajon.//AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat