Ndalimi i anijeve në Venecia shkakton frikë për humbje të mëdha ekonomike

Evropë

Ndalimi i anijeve në Venecia shkakton frikë për humbje të mëdha ekonomike

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një ndalesë lundrimi për anijet turistike në zemër të Venecias e cila ka hyrë në fuqi, ka ngritur shqetësime se do të ndikojë më tej në ekonominë e qytetit, pasi ajo po ashtu është dëmtuar nga një rënie e turizmit për shkak të pandemisë.

Ambientalistët dhe aktivistët e trashëgimisë kulturore kishin kërkuar prej kohësh që numri i këtyre anijeve të cilat udhëtojnë nëpër qytetin italian të kufizohej, duke vënë në dukje se ato mund të shkaktonin ndotje dhe erozion.

Ligji në fjalë që nga 1 gushti do të lejojë vetëm tragetet e vogla të pasagjerëve dhe anijet e mallrave që  të hyjnë në qendrën historike të qytetit të lagunës, duke u vlerësuar se ka ndihmuar në shpëtimin e Venecias nga heqja e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shkruan euronews.

Vendimi është një fitore për aktivistët lokalë, por aktivistët e tjerë kanë frikë se beteja nuk ka përfunduar ende, pasi që ky ligj është kundër interesave të mëdha financiare.

Ndërkohë, drejtuesit e biznesit janë gjithashtu të shqetësuar se lëvizja mund të kushtojë me humbje pune, pasi jetesa e shumë njerëzve në Venecia varet nga industria e lundrimit, edhe pse qeveria premtoi kompensim për qytetarët e prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat