Kroacia edhe Serbia tërheqin nga tregu dhe asgjësojnë tri lloje të akulloreve M&M, Snikers dhe Twiks

Evropë

Kroacia edhe Serbia tërheqin nga tregu dhe asgjësojnë tri lloje të akulloreve M&M, Snikers dhe Twiks

Nga: F.B Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim
Kroacia ditë më parë, ndërsa Serbia na sot ka nis asgjësimin dhe largimin nga tregu të tri llojeve të akulloreve, pasi është konstatuar se ato përmbajnë pesticide më shumë se që lejohet, tërheqjen e ka konfirmuar për Serbi ministri i bujqësisë Branislav nedimoviç, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

“Sistemi evropian për siguri të ushqimit (RASFF) ka njoftuar se janë evidentuar probleme të caktuara me serinë e prodhimeve të akulloreve, lloje të cila ndodhen edhe në vendet e Ballkanit. Inspeksioni veterinar ka respektuar informatën dhe ka tërhequr të gjithë sasinë e akulloreve për asgjësim. Po kontrollojmë a ka në treg lloje të tilla të akulloreve që do asgjësohen” tha ministri serb Nedimoviç.

Ai shtoi se bëhet fjalë për akullore të llojit M&M, Snikers dhe Twiks, që përmbajnë stabilizues “Lygomme FM 4600/Boc25/STD/8000 – oksid etili mbi kufij të lejuar.

Njoftohet se numri i aditivit që është vendos në akullore është 001392547, prodhimet janë importuar nga Franca për shumë vende të BE-së, ndërsa për Serbi importues është Frikom dhe Mark Ballkan.

Gazeta njofton se ditëve të kaluara akulloret e këtyre llojeve janë tërhequr nga shitjet edhe në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat