Britania kërkon të kriminalizojë migrimin e parregullt

Evropë

Britania kërkon të kriminalizojë migrimin e parregullt

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 00:49
Ilustrim

Ndërsa një numër i madh migrantësh kalojnë me barka të vogla Kanalin e la Manshit nga Franca në Britani, qeveria e Londrës po synon ta frenojë këtë prirje. Britania ka në plan që ta bëjë vepër kriminale hyrjen e parregullt në vend.

Nëpër korridorin më të ngarkuar të transportit në botë, të hypur në gomone të mbingarkuara, dhjetëra, e në disa raste qindra migrantë, kalojnë nga Franca në Britani për të kërkuar azil pothuajse çdo ditë.

Ky grup u filmua pranë brigjeve britanike muajin e kaluar, me sa duket pasi kishte vozitur tridhjetë kilometra përgjatë La Manshit.Nga larg, një gazetar i pyet se nga janë.Përgjigja e tyre është nga Sudani. Ata thonë se gomonia e tyre nuk ka motor dhe se kanë vetëm dy litra ujë të pijshëm me vete.

Migrantët vijnë nga shumë vende të ndryshme të Afrikës, Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Shumica largohen nga konfliktet ose varfëria.

Një numër rekord prej 430 migrantësh u futën në Britani në një ditë të vetme muajin e kaluar. Deri tani këtë vit janë futur 8,500 migrantë, shifër më e lartë se totali i përgjithshëm i vitit të kaluar. Sekretarja e brendshme britanike, Priti Patel, tha muajin e kaluar se qeveria do të ndërmarrë veprime për të penguar ardhjen e migrantëve.

“Po shohim njerëz të trafikuar, kontrabandistë dhe banda kriminale që shfrytëzojnë sistemin tonë të azilit, për të sjellë migrantë ekonomikë dhe njerëz që po menjanojnë ligjet e emigracionit, duke u futur ilegalisht në vendin tonë.”

Institucioni Mbretëror Kombëtar i Varkave të Shpëtimit është organizata më e madhe e bamirësisë që shpëton njerëzit në det rreth brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Rritja e prurjeve ka çuar në angazhimin e shoqatës së njohur britanike RNLI që shpëton jetët në brigjet e Britanisë së Madhe. Kjo ogranizatë ka ndihmuar migrantët në det.

Kritikët e akuzojnë organizatën si “shërbim taksie” drejtBritanisë. Institucioni Mbretëror Kombëtar i Varkave të Shpëtimit thotë se ndihmon këdo që rrezikohet në det, pavarësisht se kush janë ata.

Londra po shqyrton miratimin e ligjeve të reja, që parashikojnë deri në katër vjet burg për emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani.

Bridget Chapman punon me shoqatën e bamirësisë “Kent Refugee Action Network”duke ndihmuar migrantët që kalojnë Kanalin e la Manshit. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ajo shpreh kundërshtimin për projekt-ligjin e propozuar.

“Ai bie ndesh me ligjin ndërkombëtar. Konventa e Gjenevës thotë se njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendet që duan ata. Propozimi duket se është qëllimisht ndëshkues dhe tronditës. Duket si gjuhë e ashpër që njerëzit të ndihen se Britania nuk është vend mikpritës. E vërteta është se ligji nuk do të frenojë ardhjen e njerëzve.”

Një komision ligjvënësish britanik kritikuan ashpër javën e kaluar kushtet e jetesës sëmigrantëve të sapoardhur në portin e Doverit. Pamjet tregojnë fëmijët refugjatë që flenë në dyshemetë e qendrave pritëse. Qeveria lokale në Kent thotë se nuk mund ta përballojë numrin e lartë të prurjeve.

Ndërkohë, Britania i ka dhënë Francës 75 milionë dollarë për të forcuar rojën e bregdetare në pjesën veriore franceze në përpjekje për të ndaluar migrantët. Vitin e kaluar Londra i dha Parisit 39 milionë dollarë për këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat