Tre të vdekur nga përplasja e trenave në Çeki

Evropë

Tre të vdekur nga përplasja e trenave në Çeki

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 10:40
Një pjesëtar i emergjencës qëndron para trenit të përfshirë në aksident në

(E plotësuar 13:46) - Nga një aksident hekurudhor në Çeki kanë vdekur tre persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Domazlice në jugperëndim të Republikës së Çekisë.

Një tren ekspres nga Mynihu i Gjermanisë për në Pragë kaloi përmes një sinjali ndalimi dhe u përplas me një tren lokal udhëtarësh, thanë autoritetet çeke.

Të vdekurit përfshinin shoferët e dy trenave dhe një pasagjer.

Tetë persona u plagosën rëndë, ndërsa pesëdhjetë të tjerë pësuan lëndime më të lehta që nuk kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Disa pasagjerë u dërguan me helikopterë në spitale, tha shërbimi rajonal i shpëtimit.

Një hetim është duke u zhvilluar për shkaqet e aksidentit.

Përplaset treni, humbin jetën 2 persona, 7 në gjendje të rëndë në Çeki

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan përplasjen fatale, në kufirin e fshatit Milavace, i cili është afër kufirit me Gjermaninë.

elikopterët dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë personave të plagosur.

Zëvendëskryeministri çek, Karel Havlicek tha se një nga trenat nuk zbatoi shenjën”Stop” dhe u përplas me trenin tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat