Burri e ekzekutoi gruan me tetë plumba në mes të lokalit/ Detaje rrëqethëse nga ngjarja tronditëse

Evropë

Burri e ekzekutoi gruan me tetë plumba në mes të lokalit/ Detaje rrëqethëse nga ngjarja tronditëse

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:29
Policia greke

Policia ka zbardhur të dhëna të tjera tronditëse vetëm një ditë pas vrasjes makabre që tronditi Greqinë ku burri ekzekutoi me 8 plumba në mes të tavernës gruan e tij.

Sipas Protothemës, të dhëna të rëndësishme janë gjetur në celularin e 54-vjeçarit ku thuhet se autori ka regjistruar momentin e vrasjes. Sipas burimeve të tjera në dosjen audio, dëgjohen dialogje midis autorit dhe viktimës, si dhe të shtëna.

Pajisja e konfiskuar do të dërgohet për ekzaminim në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike.

Krimi ndodhi në një tavernë në Larisa, në pronësi të vëllait të gruas, e cila ishte transferuar nga Athina dhe punonte aty që nga muaji Mars. 43-vjeçarja u qëllua për vdekje nga burri i saj 54-vjeçar me 8 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga ekzaminuesi mjekësor Rubini Leontari, viktima u gjet me një plagë plumbi mes vetullave, e cila vlerësohet të ketë qenë goditja fatale e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat