Athina e mbuluar nga tymi, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spitale

Evropë

Athina e mbuluar nga tymi, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spitale

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeqyteti i Greqisë, Athina nuk i ka shpëtuar kërcënimeve nga zjarret. Flakët që po djegin Atikën Veriore janë shumë pranë qytetit më të madh të Greqisë dhe e rrezikojnë seriozisht.

Ditën e sotme Athina është mbuluar e gjitha nga tymi teksa dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në spitale prej problemeve me frymëmarrjen apo mushkëritë.

Vatra më serioze në Greqi ishte ajo në Varibobi e cila dyshohet se filloi nga shpërthimi i një transformatori të energjisë elektrike.

Po ashtu temperaturat e larta kanë shfaqur probleme për kryeqytetasit grek pasi termometri prej ditësh shënon rreth 45 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat