Të Gjelbrit në Gjermani duan një superministri për ruajtjen e klimës

Evropë

Të Gjelbrit në Gjermani duan një superministri për ruajtjen e klimës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:39
Bashkëkryetarët e partisë së Gjelbër, Annalena Baerbock dhe Robert Habeck

Në rast se pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, Të Gjelbrit do jenë pjesë e qeverisë së re, ata kanë plane mjaft ambicioze: Një superministri për mbrojtjen e klimës me të drejtë vetoje kundrejt dikastereve të tjerë.

Kandidatja e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock në prezantimin e një "programi të menjëhershëm për mbrojtjen e klimës" me bashkë kryetarin e partisë, Robert Habeck u shpreh, se bëhet fjalë për "shansin historik" të përdorimit të dekadës që po vjen për të krijuar një mirëqenie proklimatike për brezat e ardhshëm.

"Kriza e klimës nuk është abstrakte"

Image
Katastrofa në disa rajone me qindra viktima tronditi Gjermaninë në korrik

 

Për shkak se për Të Gjelbrit bëhet fjalë për çështje vendimtare para zgjedhjeve parlamentare, Baerbock përdori fjalë të mëdha. Duhet që të fillojmë më në fund të merremi me "detyrën e madhe të shekullit" për të arritur neutralitetin ndaj klimës. Në rast të pjesëmarrjes në një qeveri të re, partia e saj, do të "krijojë programin më të madh për mbrojtjen e klimës", që ka pasur ndonjëherë Gjermania, tha Baerbock. Ajo kujtoi katastrofën e përmbytjes në disa rajone të Gjermanisë në korrik dhe zjarret aktuale në Mesdhe. Kjo ka bërë edhe njëherë të qartë: "Kriza e klimës nuk është diçka abstrakte, por po ndodh në mesin tonë."

"Ne ndodhemi para vendosjes së piketave të së ardhmes, për të arritur të paktën synimin e 1,5 gradëve", sqaroi Barbock. Bashkëkryetari i partisë së Gjelbër, Robert Habeck,  theksoi se nuk ka kuptim pjesëmarrja në qeveri, nëse masat për arritjen e objektivit 1,5 gradë të ngrohjes globale nuk janë të verifikueshme.

Superministri me të drejtë vetojë

Partia Të Gjelbrit paraqiti edhe vizionin e saj në rast të një pjesëmarrjeje në qeveri në Berlin pas zgjedhjeve të Bundestagut. Një pikë qendrore është krijimi i një superministtrie për mbrojtjen e klimës, me kompetencën e të drejtës së vetos për dikastere të tjerë, nëse ligjet e tyre nuk pajtohen me objektivat e Marrëveshjes së Parisit. Kjo superministri, sipas Të Gjelbërve, do kishte drejtimin  edhe të një "task-force" për klimën, që në 100 ditët e para të qeverisë së re do duhet të mblidhet një herë në javë për të përshpejtuar akordimin me qeverinë. Baerbock shtoi, se kabineti i klimës i qeverisë aktuale ka qenë thjesht një alibi. Ministritë kanë bllokuar gjithmonë njëra-tjetrën.

Koncept i Të Gjelbërve titullohet "Të shpëtojmë klimën, të mbrojmë njerëzit" dhe përmban 10 pika kryesore me masa të caktuara, mes tyre zgjerimin më të shpejtë të energjive të rigjenerueshme, stimuj për ekonominë dhe industrinë për më shumë neutralitet ndaj klimës, mbrojtjen e klimës në ekonominë bujqësore, kthesën në mobilitet dhe mbrojtjen e klimës në sektorin e imobiljeve.

Sipas Habeck duhet të marrë fund epoka e motorit me djegie, viti 2023 është "vendosur".

Me programin e menjëhershëm, Të Gjelbrit hyjnë me ofensivë në fushatën zgjedhore parlamentare. Deri më tani fushata zgjedhore e tyre u errësua nga gabimet e kandidates, Annalena Baerbock. Në sondazhe ko parti qëndron pas Unionit CDU/CSU.

Kritika për programin e menjëhershëm të Të Gjelbërve dhe planet për një ministri të klimës erdhën nga CDU/CSU dhe FDP. Ministri i Transportit, Andreas Scheuer, CSU, tha se me një ministri me të drejtë vetoje nuk mund të formësosh të ardhmen. "Ky është mentaliteti i ndalimit dhe pengimit. Ne kemi nevojë për modernizim dhe investim në mbrojtjen e klimës." Kurse kryetari i partisë liberale, FDP, Christian Lindner vërejti, se në nevojën e krijuar gjatë fushatës së tyre, "Të Gjelbrit për klientelën e tyre po përdorin të gjitha mjetet e ndalimit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat