Pamje të frikshme nga Greqia, flakët “përpijnë” shtëpitë, ja çka bëjnë banorët

Evropë

Pamje të frikshme nga Greqia, flakët “përpijnë” shtëpitë, ja çka bëjnë banorët

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:55
Greqi

Situata e zjarreve vijon të jetë mjaft kritike edhe në Greqi, ku janë shkrumbuar me qindra banesa.

Sikurse duket nga fotot e publikuara nga mediat greke, zjarret vijojnë të ‘përpijnë’ kilometra të tërë, ndërsa situate më kritike paraqitet në ishullin Evia, ku banorët e fshatrave Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget.

Problem mbetet edhe tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë, George Stamoulos tha se situata është tragjike. “Situata në të cilën po jetojmë është tragjike. Shkatërrimi është i madh. Nuk mund ta besoj atë që po ndodh me ne”, u shpreh ai.

Fatmirësisht, nga flakët nuk kanë mbetur qytetarë të lënduar, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dy zjarrfikës.

Deri më tani në Evia janë djegur 150 shtëpi dhe 15 mijë hektarë tokë.

Për shuarjen e zjarreve janë në terren 3 avionë zjarrfikës dhe një helikopter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat