​Francë, gjykata gjobit shtetin me 10 milionë euro

Evropë

​Francë, gjykata gjobit shtetin me 10 milionë euro

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Organi më i lartë ligjor në Francë sot gjobiti shtetin me 10 milionë euro pasi dështoi të përmirësojë cilësinë e ajrit në zona të caktuara në vend.

Dënimi vjen katër vjet pasi këshilli i shtetit, i cili shërben si këshilltar ligjor i ekzekutivit dhe gjykatave supreme, urdhëroi qeverinë të zvogëlojë nivelet e oksidit nitrik dhe grimcave të dëmshme në më shumë se 10 zona, në mënyrë që të përputhet me standardet evropiane, raportoi Reuters.

Në vendimin e saj, gjykata deklaroi se qeveria e presidentit Emmanuel Macron bëri shumë pak për të përmirësuar cilësinë e ajrit në zona të caktuara, se niveli i gazrave të dëmshëm në vitin 2020 ishte shumë i lartë në Paris dhe qytetin e dytë më të madh, Lyon.

"Masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme që vendimi i gjykatës nga viti 2017 të konsiderohet plotësisht i zbatueshëm", deklaroi këshilli i shtetit.

Qeveria ka argumentuar se ka futur masa të reja që nga qershori i kaluar për të pastruar ajrin e qytetit, përfshirë futjen e zonave me emetim të ulët, inkurajimin (blerjen) e makinave elektrike dhe hibride dhe heqjen gradual të kaldajave të naftës.

Megjithatë, gjykata kërcënoi se do ta gjobiste shtetin me dhjetë milionë euro shtesë çdo gjashtë muaj derisa të plotësoheshin standardet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat