Arrin në Romë aeroplani ushtarak me diplomatë dhe afganë

Evropë

Arrin në Romë aeroplani ushtarak me diplomatë dhe afganë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Një aeroplan ushtarak italian që mbante 70 punonjës të ambasadës, afganë dhe shtetas italianë ka zbarkuar të hënën në Aeroportin Leonardo Da Vinci në Romë. Të gjithë pasi mbërritën iu nënshtruan testeve për  COVID-19, para se të largoheshin nga aeroporti.

Ambasadori italian në Afganistan dhe italianët e tjerë u larguan menjëherë nga aeroporti, ndërsa afganët hipën në një autobus dhe u dërguan në një strukturë ushtarake në qytetin italian Roccaraso për karantinë.

Në një deklaratë të përbashkët ministria e jashtme dhe ajo e mbrojtjes thanë se Italia do të vazhdojë operacionin për të evakuuar të gjithë afganët që kanë ndihmuar diplomatët italianë sa më shpejt të jetë e mundur.

Para përparimit të talebanëve, 228 afganë dhe bashkë me familjet e tyre ishin transferuar në Itali. Zyrtarët nuk pranuan të japin numrin e të mbeturve në Afganitan, por mediat italiane raportuan gjatë fundjavës se rreth 390 qytetarë afganë dhe familjarë të tyre po prisnin evakuimin, raporton Apnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat