Zjarrfikësit grekë ‘luftojnë’ dy zjarre të reja pranë Athinës

Evropë

Zjarrfikësit grekë ‘luftojnë’ dy zjarre të reja pranë Athinës

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Autoritetet greke po luftojnë zjarret e reja pranë Athinës dhe në ishullin Evia.

Zjarri në Evia shpërtheu mëngjesin e kësaj të hëne e cila edhe rreth 10 ditë më parë ishte kapluar nga flakët, shkruan Euronews.

Dy lagje janë evakuuar në Fygia pasi erërat e forta ndërlikojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët.

Një zjarr i dytë nisi në zonën Vilia në veriperëndim të Athinës, ku një zjarr i madh u vu nën kontroll të premten pasi ishte aktiv për pesë ditë.

Zjarri po lëvizte drejt vendpushimit bregdetar Marmari, 200 km në verilindje të Athinës, ku autoritetet po përgatiteshin gjithashtu për të evakuuar popullsinë me anije, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.

Në total, më shumë se 116 mijë hektarë janë djegur në Greqi që nga fundi i korrikut. Qindra shtëpi dhe biznese të vogla janë shkatërruar në Evia, në pjesë të Peloponezit dhe në periferi të kryeqytetit.

Dy persona, përfshirë një zjarrfikës vullnetar, kanë vdekur këtë verë dhe të paktën katër të tjerë janë shtruar në spital me lëndime djegieje.

Autoritetet e mbrojtjes civile kishin paralajmëruar të dielën se Greqia ishte në “rrezik të lartë” të zjarreve në disa pjesë të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat