Zjarre ekstreme në qendër të Rusisë

Evropë

Zjarre ekstreme në qendër të Rusisë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Zjarre ekstreme përfshinë sot pjesë të Rusisë qendrore, në mes të një vale nxehtësie, pas zjarreve që shkatërruan Siberinë gjatë pjesës më të madhe të verës.

“Në rajonin Sverdlovsk të Uraleve, zjarrfikësit po luftojnë me 15 zjarre në pyje”, njoftoi Ministria ruse për Situatat Emergjente.

“Gjithashtu, një paralajmërim për rrezik ekstrem zjarri është dhënë atje”, shtoi ajo.

Në rajonin juglindor të Moskës, rreth 50 zjarrfikës këtë javë u gjendën në mes të një “unaze zjarri”, ndërsa po luftonin një zjarr në një rezervat natyror.

“Atyre iu deshën disa orë për të shpëtuar”, tha zyra lokale e Ministrisë së Situatave Emergjente në një deklaratë të bërë sot.

Presidenti rus, Vladimir Putin bëri thirrje për të “nxjerrë mësime” nga zjarret që përfshinë Siberinë për muaj të tërë, duke ndarë gati 300 milionë euro për të mbrojtur pyjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat