Në këtë vend kufizohet shpejtësia e lëvizjes së mjeteve motorike në 30 kilometra në orë

Evropë

Në këtë vend kufizohet shpejtësia e lëvizjes së mjeteve motorike në 30 kilometra në orë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Kufizimi i shpejtësisë në 30 kilometra në orë është pothuajse e aplikueshme në të gjitha rrugët e Parisit, e kjo masë e re ka hyrë në fuqi nga 30 gushti.

Kjo është një prej iniciativave të autoriteteve parisiene, me qëllim të përmirësimit të situatës klimatike – që nënkupton ndryshime të raporteve të njerëzve me mjetet e tyre.

Autoritete e këtij qytetit theksojnë se kufizimi i shpejtësisë do të duhej t’i kontribuonte zvogëlimit të kaosit në trafik dhe aksidentet – duke e bërë Parisin një vend të këndshëm për këmbësorët.

Disa pronarë të veturave po ankohen për këtë vendim, kurse taksistët pretendojnë se me këtë vendim do të dëmtohen.

Megjithatë, anketat tregojnë që shumica e parisienëve përkrahin këtë masë, duke shtuar se nëpër rrugë do të ndihen më të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat