I ngacmonin gruan, s’përmbahet i riu merr armë e kushërinjtë dhe i bën atentat një familjeje

Evropë

I ngacmonin gruan, s’përmbahet i riu merr armë e kushërinjtë dhe i bën atentat një familjeje

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 16:54
Pamje nga atentati

Një atentat është shënuar në Adana të Turqisë.

Një i ri, u armatos e kërkoi ndihmën e kushërinjve për të sulmuar anëtarë të një tjetër familjeje.

Dy të rinj, të moshës 25 dhe 17-vjeç, së bashku me dy kushërinj të tyre shkuan me motorçikleta e armë te shtëpia e kundërshtarëve, ku vranë një person e plagosën tre të tjerë.

Më pas ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke qëlluar fillimisht në ajër me formë paralajmërimi.

25-vjeçari që organizoi atentatin ishte martuar me një vajzë, për të cilën familja tjetër shprehej se kishte qenë e dashura e djalit të tyre.

Fillimisht ata u përplasën fizikisht, por më pas morën armët duke shkaktuar një situatë lufte në rrugët e qytetit.

Kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë kanë filmuar gjithçka, dhe skenat i ngjajnë vërtetë atyre në filma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat