Rusi i akuzuar për vrasjen e “mbretit të sallamit”, kapet përmes sistemit për ‘identifikimin e fytyrës’

Evropë

Rusi i akuzuar për vrasjen e “mbretit të sallamit”, kapet përmes sistemit për ‘identifikimin e fytyrës’

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:08
Burri i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni

Burri i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni që merrej me produktet e mishit – u arrestua së fundmi pasi u arratis nga burgu, thanë hetuesit të martën; ai dyshohet se  mbyti atë me një hark në saunën e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, biznesmeni Vladimir Marugov ishte i njohur si “mbreti i sallamit” në Rusi, për karrierën e tij në industrinë e prodhimit të mishit dhe për pronësinë e disa prej fabrikave më të mëdha të përpunimit të mishit në vend. Policia e gjeti atë të vdekur nëntorin e kaluar, në saunën e pronës së tij jashtë Moskës; harku nuk është gjetur.

Personi që akuzohet për vrasjen e tij, Alexander Mavridi, i cili arratis nga një qendër paraburgimi në rajonin e Moskës muajin e kaluar, u arrestua në kryeqytet të martën pasi u zbulua nga kamerat e vëzhgimit të qytetit për identifikimin e fytyrës.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se e mori në pyetje Mavridin për arrestimin e tij dhe e akuzoi atë për arratisje nga paraburgimi.

Katër të burgosur të tjerë ishin arratisur përpos Mavridit, të gjithë ata që atëherë janë dorëzuar në polici ose janë kapur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat