Kryediplomati polak: Rusia një kërcënim i përbashkët për Poloninë dhe shtetet baltike

Evropë

Kryediplomati polak: Rusia një kërcënim i përbashkët për Poloninë dhe shtetet baltike

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:20
Foto

Stërvitjet “Zapad 2021” dhe kriza në kufirin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë, janë dy arsye se pse pjesa veriore e krahut lindor të Aleancës Veri-Atlantike është më e ndieshme nga çdo kërcënim që vjen nga Rusia.

Ndërsa, për shkak të vendndodhjes së tyre dhe fuqisë së dobët ushtarake, tre vendet baltike mund të ndihen veçanërisht të kërcenuara nga presioni rus.

Më 13 shtator, kryediplomati polak Zbigniew Rau tha se, vendi i tij dhe shtetet baltike po përballën me të njëjtat sfida karshi regjimit të Moskës.

Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë u takuan në Riga për të diskutuar situatën e sigurisë në kufirin lindor të NATO-s përballë aktiviteteve hibride të Bjellorusisë dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse.

Ishte takimi i parë brenda këtij formati. Në axhendë ishin gjithashtu përpjekjet për të krijuar një strategji parandaluese të NATO -s. Anëtarësimi i Polonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut është një shtyllë e sigurisë së vetë saj dhe aq më tepër e shteteve baltike që u janë lënë aleatëve të tyre pasi ballafaqohen me kërcënimin rus mes dobësive së tyre ushtarake.

Një shembull i pranisë së NATO -s në shtetet baltike është Misioni i Kontrollit Ajror Baltik, i dërguar në këtë pjesë paralelisht me batalionet shumëkombëshe të Aleancës.

Derisa këta ministra u takuan në Estoni, komanda ushtarake spanjolle ka njoftuar se kishte bërë 26 fluturime në katër muajt e fundit me aeroplanët e saj, kundër aeroplanëve ushtarakë të paidentifikuar rusë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat