E tmerrshme: 23-vjeçarja qëllohet për vdekje nga partneri disa javë pas fejesës

Evropë

E tmerrshme: 23-vjeçarja qëllohet për vdekje nga partneri disa javë pas fejesës

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 19:35
Ana Fantaziu dhe Roman Vlasa,

Një studente është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike.

Ana Fantaziu (23), u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxori armën.

28-vjeçari Roman Vlasa, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi më 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja.

Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasa, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij.

Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei. Çifti njiheshin prej dy vjetësh para se të fejoheshin.

Një mike i tyre tha: “Ata kishin pasur një marrëdhënie të bukur. Kishin qenë kohët e fundit për pushime në Rumani dhe aty i kishte propozuar për martesë.

Në martesën time ajo kishte pritur buqetën e luleve.”

Ndërsa infermierja Maria Buzu, shtonte: “Ata kishin një marrëdhënie të bukur por ai ishte shumë xheloz. Ne e kishim diskutuar këtë. Ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, donte të bëhej doktoreshë, e donte shumë punën e saj”.

Policia konfirmoi detajet dhe thotë se po heton për tragjedinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat