Aleatët e Navalnyt i bënë thirrje rusëve të votojnë për Partinë Komuniste

Evropë

Aleatët e Navalnyt i bënë thirrje rusëve të votojnë për Partinë Komuniste

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:04
Alexei Navalny

Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny u kanë bërë thirrje rusëve të votojnë për Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare të kësaj jave, si pjesë e një fushate taktike votimi që duhet të dëmtojë partinë në pushtet “Rusia e Bashkuar”.

Fushata e “votimit të zgjuar” u krijua nga Navalny për të konsoliduar votat e atyre që kundërshtojnë Rusinë e Bashkuar, e cila aktualisht mban tre të katërtat e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit dhe dominon jetën politike ruse.

Ajo nismë është një nga levat e pakta të mbetura për Navalnyn, i cili po vuan dy vjet e gjysmë burg për shkelje të dyshuara të lirimit me kusht, të cilat ai thotë se ishin të fabrikuara.

Lëvizja e tij u etiketua “ekstremiste” përpara votimit të 17 dhe 19 shtatorit, dhe një ligj i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në qershor ndaloi anëtarët e grupeve të tilla të konkurrojnë.

“Miliona njerëz në Rusi urrejnë Rusinë e Bashkuar”, tha aleati i Navalnyt, Leonid Volkov në një video që pason një listë të kandidatëve që aleatët e tyre thonë se kanë shansin më të mirë për të mposhtur Rusinë e Bashkuar në zona të ndryshme.

Shumica e kandidatëve të mbështetur nga aleatët e Navalny nga Partia Komuniste janë partitë e dyta më të njohura në Rusi. Aktualisht ka 43 anëtarë të parlamentit me 450 vende. Aleatët e Navalny rekomanduan kandidatët komunistë në 11 nga 15 rrethet e qytetit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat