Daçiç “flirton” me Turqinë: Bashkëpunim i shkëlqyer

Evropë

Daçiç “flirton” me Turqinë: Bashkëpunim i shkëlqyer

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:54
Ivica Daçiq

Kryetari i parlamentit serb e përshëndeti Turqinë për projektet e saj Ballkan, duke përfshirë këtu bashkëpunimet ekonomike dhe një projekt historik të autostradës që do të lidhë rajonin.

“Projekti i autostradës Beograd- Sarajevë është një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit tonë. Kemi pritshmëri të mëdha prej tij,” tha Ivica Daçiç për agjensinë e lajmeve Anadolu gjatë vizitës së tij zyrtare në kryeqytetin turk Ankara. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoan dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç e mbështesin këtë projekt rajonal, “i cili pa dyshim do të rrisë kapacitetet ekonomike të të gjithë Ballkanit dhe gjithashtu do të jetë një simbol i madh i ndërlidhjes në rajonin tonë,” shtoi Daçiç.

“Ne mendojmë se Turqia do të jetë një partner i rëndësishëm i Serbisë, siç ishte më parë, në ekonomi, por edhe në të gjitha fushat e tjera, sepse kemi ende shumë për t’i ofruar njëri -tjetrit,” vuri në dukje ai. Daçiç theksoi se lidhjet Serbi-Turqi janë “shumë të ngushta këto ditë dhe se marrëdhëniet mes tyre kanë lulëzuar këto dy vitet e fundit.

Turqia dhe Serbia, sipas tij, po e rrisin vazhdimisht vëllimin tregtar mes tyre që tani është nivelin e rreth 1.3 miliardë eurove në vit, dhe objektivat janë që të shkojë në 2 miliardë (euro). Daçiç kujtoi sesi në të kaluarën, vetëm një numër i vogël kompanish turke ishin interesuar për Serbinë, por kjo gjë ka ndryshuar tani, pasi Beogradi siç tha ai, ka bërë shumë për të tërhequr firmat turke në vend duke i ofruar kushte të mira biznesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat