Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompenzim për dëmet e luftës

Evropë

Kroacia do t’i kërkojë Serbisë kompenzim për dëmet e luftës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:18
Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton, nuk e ka harruar dhe lënë anash çështjen e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia.

Ai u shpreh se në këtë fushë është duke u punuar me angazhim, kur u pyet nga deputetët kroatë lidhur me këtë çështje.

”Ne po ndjekim vendimet e Tribunalit të Hagës dhe po i analizojmë ato. Sa i përket temës së dëmeve të luftës dhe padive, ne e kemi ngritur atë në nivelin dypalësh.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë po punon për këtë temë dhe ne nuk e kemi harruar atë. Ne do të përpiqemi të sigurojmë që drejtësia të realizohet dhe se e vërteta për luftën atdhetare në Kroaci, edhe ndërkombëtarisht, të mos vihet në dyshim askund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat