Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Evropë

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

80% e popullsisë në Portugali tashmë janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit. Sipas një kërkimi të Reuters, Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë personave të vaksinuar me dy dozat, duke udhëhequr bashkërisht botën.

Kombi i Evropës Jugore, i cili në fillim të këtij viti përjetoi atë që atëherë ishte rritja më e madhe e koronavirusit në botë, ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia prej pak më shumë se 10 milion, tha autoriteti shëndetësor DGS vonë të martën.

Sipas DGS pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshave 12-17 vjeç tashmë janë vaksinuar plotësisht. Përndryshe çdo person mbi moshën 12 vjeçare ka të drejtë vaksinimi në Portugali.

“Nuk jam i shqetësuar nëse jemi numri 1, 2 ose 3 i botës. Ajo që dua është të kontrolloj virusin, të vaksinoj sa më shumë njerëz të përshtatshëm që të jetë e mundur në mënyrë që virusi të mos ketë vend për manovrim,” tha udhëheqësi i grupit të vaksinimit të Portugalisë, Nën-Admirali Henrique de Gouveia e Melo, pas një vizite në një qendër vaksinimi pranë Lisbonës.

Gouveia e Melo është vlerësuar gjerësisht për krijimin e një fushate të shpejtë vaksinimi, e cila i ka lejuar Portugalisë të heqë shumicën e kufizimeve të koronavirusit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se vendi filloi vaksinimin me të njëjtin ritëm si kombet e tjera të Bashkimit Evropian, por sipas tij, derisa lëvizjet kundër vaksinimit filluan të përhapen në vendet e tjera, në Portugali vetëm rreth 3% e popullsisë i takojnë kësaj kategorie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat