Greqia regjistron mbi 2,300 të infektuar me Covid dhe 42 humbje jete

Evropë

Greqia regjistron mbi 2,300 të infektuar me Covid dhe 42 humbje jete

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,322 të raste pozitive me koronavirus dhe 42 humbje jete.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se prej raste të  konfirmuara në 24 orët e fundit, 11 persona janë konfirmuar në testet e bëra në hyrje të vendit.

Me të infektuarit e ditës së sotme, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive shkon në 625,083 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.0% janë burra.

Kurse, sa i takon rasteve të konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 139 kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë, kurse 2,775 të tjerë janë raste kontakti. Nga ana tjetër, numri total i rasteve fatale në vend ka shkuar në 14,354. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat