Dhjetëra të shpëtuar pas përmbytjeve në Milano

Evropë

Dhjetëra të shpëtuar pas përmbytjeve në Milano

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një stuhi e fortë goditi veriun e Italisë të enjten në mbrëmje, duke detyruar mbylljen e aeroportit të Milanos dhe duke i lënë njerëzit të bllokuar në makinat e tyre në një nënkalim të përmbytur.

Shirat e dendur përmbytën rrugët pranë Aeroportit Malpensa, zonat e shërbimit dhe nënkalimet.

Një deklaratë e zjarrfikësve tha se ata shpëtuan 10 persona të bllokuar në makinat e tyre duke përdorur gomone dhe 20 persona të tjerë të bllokuar në pjesën e ngarkesave të aeroportit, raporton AP.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se aeroporti Malpensa mbeti i mbyllur për më shumë se dy orë dhe aeroplanët u detyruan të ulen në aeroportet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat