​EMA: Nuk është konfirmuar se gratë dhe të rinjtë kanë një rrezik më të lartë të mpiksjes nga AstraZeneca

Evropë

​EMA: Nuk është konfirmuar se gratë dhe të rinjtë kanë një rrezik më të lartë të mpiksjes nga AstraZeneca

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:08
Ilustrim

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nga të dhënat ekzistuese nëse gratë dhe të rinjtë janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje të rralla gjaku me numër të ulët të trombociteve pas marrjes së AstraZeneca.

Për shkak të kufizimeve në metodën e mbledhjes së të dhënave, EMA nuk ishte në gjendje të identifikonte faktorët specifikë të rrezikut që çojnë në një shfaqje më të mundshme të trombozës me trombocitopeni, njoftoi rregullatori evropian, raporton Reuters.

Komisioni Evropian kërkoi një opinion shkencor nga EMA në fillim të këtij viti pas raporteve të trombocitozës të ndjekura nga trombocitopenia (TTS) pas marrjes së Vaxzevria, një produkt i AstraZeneca.

Si rezultat, disa vende të BE -së kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca në një moment. EMA përsëriti se doza e dytë e vaksinës e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit duhet të injektohet midis katër dhe 12 javëve pas së parës.

"Nuk ka dëshmi se vonimi i dozës së dytë ka ndonjë efekt në rrezikun e TTS," tha EMA.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se aktualisht nuk ka asnjë rekomandim përfundimtar për administrimin e një vaksine nga një prodhues tjetër pas dozës së parë të AstraZeneca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat