Italia do të organizojë në nëntor, Forumin Rinor të BE & Ballkanit në nëntor

Evropë

Italia do të organizojë në nëntor, Forumin Rinor të BE & Ballkanit në nëntor

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:33
Italia

Romë/Sarajevë-Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), do të organizojnë në Romë, në datat 22-26 Nëntor 2021, Forumin Rinor të BE dhe Ballkanit.

Ky Forumi do të mbledhë studentë nga e gjithë Evropa, për të folur rreth sfidave të përbashkëta të së ardhmes së Evropës dhe anëtarësimit të plotë të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar për të raportuar rezultatet në Konferencën për të Ardhmen e Evropës.

Partnerë organizues të Forumit përkrah RCC-së, janë edhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) nga (Tirana), Centro Studi Politica Internazionale (Romë) dhe Osservatorio Balcani Caucasuso Transeuropa (Trento). Forumi do të bashkojë 33 vende, 78 studentë, 10 mentorë dhe një numër politikë bërësish nga e gjithë Evropa, me qëllim mbledhjen e kontributeve dhe ideve të reja si dhe përcaktimin e një rruge të përbashkët, për aktivizive të mëtejshme në këtë drejtim.

Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, do të ndajë gjithashtu fonde për të zhvilluar edhe më tej projektet e së ardhmes, bazuar në përfundimet e Forumit mbi çështjet institucionale, ekonomike dhe sociale.

Studentët e universiteteve nga e gjithë Evropa, që kanë interesa të dëshmuara, në lidhje me integrimin në BE dhe përfshirjen e shoqërisë civile në këtë proces, janë të mirëpritur që të aplikojnë.

Axhendën e ditës dhe formularin  e aplikimit mund t’i gjeni në http://www.eubalkanforum.org

Këto aplikimet janë të mirëpritura deri më 15 tetor 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat