39 të vdekur nga CODID-19 sot në Greqi

Evropë

39 të vdekur nga CODID-19 sot në Greqi

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

39 është numri i viktimave që janë regjistruar sot në Greqi nga koronavirusi.

Rastet e reja janë 2255. Shifra është e lartë, por ekspertët kanë parashikuar që rritja do të vazhdojë pasi përpara është stina e vjeshtës dhe situata pritet që të vështirësohet akoma më shumë.

352 pacientë janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen në pavijonet e spitaleve të vendit fqinj.

Greqia ka marrë disa masa për të parandaluar përhapjen, por sezoni turistik dhe varianti “Delta” kanë ndikuar vështirësimin e situatës nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat