Ukraina blen 24 dronë luftarakë Bajraktar nga Turqia

Evropë

Ukraina blen 24 dronë luftarakë Bajraktar nga Turqia

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:30
Ilustrim

Ukraina do të blejë nga Turqia edhe katër sisteme dronësh luftarakë Bajraktar TB2 nga Turqia.

Çdo sistem raportohet se përbëhet nga gjashtë dronë.  Regjimenti do të ketë në total 24 dronë luftarake pa pilot, njoftoi komandanti i forcave të armatosura ukrainase Valery Zaluzhny, në një intervistë me rrjetin Report.

“Një sistem u ble në fillim të këtij viti me kërkesë të ministrisë së mbrojtjes. Katër sisteme të tjera do të blihen për forcat e armatosura në vitet 2021-2022”, shtoi  Zaluzhny, duke thene se Ukraina do të studiojë me kujdes përdorimin e saktë të mjeteve moderne luftarake.

“Fillimisht duhet të mësojmë sesi t’i operojmë më efektivitet, dhe më pas të mësojmë taktikat e përdorimit të tyre. Qasja jonë do të jetë e gjithanshme, pasi blerja e dronëve Bajraktar nuk përfundon këtu,” tha Zaluzhny.

Në nëntor 2018, Ukraina bleu dronët Bajraktar nga Turqia në një kontratë $69 milionë, ku përfshiheshin gjashtë dronë luftarakë, dy pika kontrolli dhe rreth 200 raketa për armatosjen e tyre.

Në mars 2021, Turqia nisi prodhimin e skuadroneve të rinj te dronëve për Ukrainën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat