Sulm në Holandë, humbin jetën dy persona

Evropë

Sulm në Holandë, humbin jetën dy persona

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi një burrë qëlloi me hark mbi kalimtarët në Holandë.

Pamjet tronditëse që tregojnë një burrë lakuriq teksa qëllon me një hark nga ballkoni i tij në qytetin Almelo këtë të premte janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Në video dëgjohen dhe të shtëna të armëve nga policia e cila u përpoq të neutralizojë burrin që sulmoi kalimtarët.

Policia vendase tha se dy persona mbetën të vdekur dhe një i tretë u plagos, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Ndërkohë, policia shtoi se sulmi nuk është cilësuar si terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat