Franca tërheq për konsultime ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi

Evropë

Franca tërheq për konsultime ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Franca deklaroi se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime, në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje sigurie e cila përfshin edhe Britaninë e Madhe, sipas BBC.

Ministri i Jashtëm francez tha se “vendimi i jashtëzakonshëm” u justifikua nga “graviteti i jashtëzakonshëm” i situatës.

Aleanca, e njohur si AUKUS, do t’i japë Australisë teknologji për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Ky veprim zemëroi Francën pasi anuloi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që kishte nënshkruar me Australinë.

Marrëveshja shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Pekinit në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Ajo u njoftua nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian, Scott Morrison.

Pakti do të thotë që Australia do të bëhet vendi i shtatë në botë që operon nëndetëse me energji bërthamore.

Në një deklaratë, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, i cili e kishte përshkruar paktin si një “goditje pas shpine”, tha se ambasadorët ishin tërhequr me kërkesë të presidentit Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat