Ngjarje e tmerrshme në Napoli, punonjësi i familjes hedh nga ballkoni 4-vjeçarin 20 metra lartësi

Evropë

Ngjarje e tmerrshme në Napoli, punonjësi i familjes hedh nga ballkoni 4-vjeçarin 20 metra lartësi

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:10
Policia

Policia italiane arrestoi një 38-vjeçar, Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli.

I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi.

Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.

Prindërit janë në shok dhe nëna e Samuele është 8 muajshe shtatzënë.

Punonjësi i familjes së të voglit, 38-vjeçari, Mariano Cannio, akuzohet për vrasjen e vogëlushit.

Mediat italiane raportojnë se ai kishte probleme mendore.

Fëmija ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila, në kohën e tragjedisë, ishte me sa duket në një dhomë tjetër.

Kjo është edhe arsyeja pse në fillim u mendua se ishte aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat