Gjermanët organizojnë festë alternative të birrës

Evropë

Gjermanët organizojnë festë alternative të birrës

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 08:56
Një grua duke mbajtur në duar birra afër zonës ku do të duhej të organizohej Oktoberfest. Shtator 2020

Oktoberfest, ndër festivalet më të njohura të birrës në botë, i cili organizohet në Mynih, është anuluar për të dytin vit me radhë për shkak të pandemisë së koronavirusit, mirëpo kjo gjë nuk ka penguar gjermanët që të organizojnë një ngjarje alternative.

Më 18 shtator, njerëzit kanë nisur të mblidhen në Terisienvise, ku zakonisht nisin festimet, duke u veshur me kostume tradicionale dhe duke marrë me vete birra.

Qyteti është duke shënuar festën e birrës në mënyra të ndryshme, ndonëse ato nuk duket se kanë mundësi që të mbledhin miliona njerëz, sikurse Oktoberfest.

Rreth 50 restorante dhe bare tjera planifikojnë të dekorohen në stilin e tendave, që janë vendosur më parë në Oktoberfest, në organizimet që pritet të vazhdojnë deri më 3 tetor.

Në bare do të ketë muzikë, festë dhe birra sikurse në Oktoberfest.

Për ata që nuk mund të marrin pjesë, ekziston mundësia e kyçjes online në ngjarje.

Zyrtarët kanë thënë se shpresojnë që Oktoberfest të organizohen si zakonisht më 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat