Papa Françesku ka një thirrje për peshkopët evropianë

Evropë

Papa Françesku ka një thirrje për peshkopët evropianë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:43
Papa Françesku

Papa Françesku u bëri thirrje peshkopëve evropianë të shtunën të dëgjojnë të mbijetuarit e abuzimit seksual dhe t’i konsiderojnë ata partnerë për në reforma.

Në një video mesazh drejtuar peshkopëve të Evropës Qendrore dhe Lindore që do të mblidhen në Poloni për një konferencë katër ditore për mbrojtjen e fëmijëve, Papa tha se nëse dështojnë për të marrë parasysh pikëpamjet e viktimave mund të rrezikojë të ardhmen e Kishës Katolike.

Vetëm në Poloni, një numër i madh i peshkopëve janë sanksionuar nga Vatikani muajt e fundit, kjo pasin nuk i dëgjuan viktimat dhe se nuk morën masa kundër atyre që i dhunuan dhe ngacmuan ata.

“Vetëm duke u përballur me të vërtetën e kësaj sjelljeje mizore dhe duke kërkuar me përulësi faljen nga viktimat dhe të mbijetuarit. Kisha mund të gjejë rrugën që edhe një herë të konsiderohet dhe besohet si një vend mirëseardhjeje dhe sigurie për ata që kanë nevojë për të”, ka thënë Papa Françesku.

Ai tha se priftërinjtë duhet të jenë të parët që i dëgjojnë viktimat, jo të fundit dhe duhet të jenë në shërbimin e tyre “duke i parë ata si shokë dhe protagonistë të një të ardhmeje të përbashkët”, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat