Shpërthimi i vullkanit/ Lava shkatërron disa shtëpi, evakuohen banorët

Evropë

Shpërthimi i vullkanit/ Lava shkatërron disa shtëpi, evakuohen banorët

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 00:12
Foto

Një vullkan në ishullin La Palma të Oqeanit Atlantik të Spanjës shpërtheu të dielën pas një aktiviteti sizmik njëjavor, duke i shtyrë autoritetet të evakuojnë mijëra njerëz, ndërsa rrjedhat e lavës shkatërruan shtëpi të izoluara dhe kërcënuan të arrijnë në bregdet. Shpërthimet e reja vazhduan gjatë natës, raporton AP.

Instituti raportoi shpërthimin fillestar pak pas orës 3 pasdite pranë skajit jugor të ishullit, i cili patë shpërthimin e tij të fundit në 1971.

Víctor Torres, president i Ishujve Kanarie, tha se deri në orën 11:00. rreth 5,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre. Shumica, tha ai, kishin gjetur familje ose miq për t'i marrë. Pjesa tjetër ishin në strehimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat