5 të vdekur nga të shtënat me armë në Rusi, evakuohet universiteti

Evropë

5 të vdekur nga të shtënat me armë në Rusi, evakuohet universiteti

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:09
Pamje nga video

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një student hapi zjarr në një universitet në Siberinë perëndimore, njoftuan mediat dhe autoritetet ruse të hënën.

Pamje të publikuara në mediat sociale tregojnë studentët që evakuohen duke kërcyer nga dritaret e katit të dytë në Universitetin Shtetëror të Perm në qytetin e Perm rreth 1,300 kilometra në lindje të Moskës.

Dhe sipas The Moscow Times, Komiteti Hetues i Rusisë tha se pesë persona janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur.

 

Më shumë se 10 persona janë plagosur, ose nga të shtënat me armë ose nga rënia nga dritaret, tha agjencia shtetërore e lajmeve TASS, cituar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria shtoi se nëntë ambulanca janë vendosur në universitet.

Sulmuesi është ndaluar, tha Ministria e Brendshme.

Komiteti Hetues, i cili heton krimet e mëdha, tha se ka hapur një çështje vrasjeje kriminale pas sulmit.

Kanali “Baza Telegram”, i cili besohet se është pranë forcave policore të Rusisë, identifikoi sulmuesin si Timur Bekmansurov, duke cituar burime të paidentifikuara.

Faqja lokale e lajmeve 59.ru publikoi një postim në mediat sociale nga sulmuesi i dyshuar, ku ai përshkruan në detaje planet dhe motivimet e tij për sulmin.

“Ajo që ndodhi nuk ishte një sulm terrorist (të paktën nga pikëpamja juridike). Unë nuk isha anëtar i një organizate ekstremiste, isha jofetar dhe apolitik. Askush nuk e dinte se çfarë do të bëja, unë i kreva të gjitha këto veprime i vetëm”, thuhet ndër tjerash në postim.

Në postim, sulmuesi i dyshuar tha se ai ishte “i mbushur me urrejtje” dhe se ai kishte planifikuar të shtënat dhe kursente para për të blerë armë zjarri për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat