Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja dhe 39 të vdekur nga Covid në Greqi

Evropë

Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja dhe 39 të vdekur nga Covid në Greqi

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 2,126 raste të reja me koronavirus, nga të cilët 11 janë identifikuar në pikat kufitare të vendit. 

Numri i përgjithshëm i rasteve është 632.908.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 138 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 2,866 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 39 qytetarë si pasojë e virusit. Që nga fillimi i pandemisë numri i  viktimave ka shkuar në 14,505 vdekje.  95.4% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat