Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

Evropë

Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:18
Presidenti i PE, Davide Sassoli

Presidenti i PE, Davide Sassoli ka përfunduar në spital pasi u diagnostikua me pneumoni, por sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai është shtruar në spitalin civil të Strasburgut pasi ishte ndjerë keq. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai po merr trajtimin e duhur dhe është në gjendje të mirë.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe po trajtohet. Aktualisht ndodhet në gjendje të mire”, tha zëdhënësi i tij.

Kujtojmë se, një vit më parë Sassoli u vetëkarantinua pasi kishte kontakt me një person të infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat