Mbyllet një autostradë në Gjermani, raportohet për pengmarrje të dy shoferëve të autobusit

Evropë

Mbyllet një autostradë në Gjermani, raportohet për pengmarrje të dy shoferëve të autobusit

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:44
Foto

Një burrë raportohet se ka marrë peng dy shoferë të autobusit në një autostradë në Gjermani, ka bërë të ditur policia gjermane.

Siç raporton Deutsche Welle, një pjesë e një autostrade në jug të Gjermanisë, është mbyllur në orët e para të mbrëmjes së sotme, për shkak se raportohet po ndodh një pengmarrje.

Policia gjermane ka bërë të ditur se nuk dihet nëse burri ishte e armatosur, e dy pengjet e tij raportohet të jenë shoferë të autobusit.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar gjatë një konference për media, se është sekuestruar një veturë rreth orës 21:30 dhe se është arrestuar një person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat