Autobusi ishte nisur drejt Serbisë, lirohen pas disa orësh pengjet në Gjermani, arrestohet një person

Evropë

Autobusi ishte nisur drejt Serbisë, lirohen pas disa orësh pengjet në Gjermani, arrestohet një person

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Pas disa orësh, policia gjermane ka arritur të lirojë dy pengjet që po mbaheshin brenda një autobusi nga një person.

Autobusi i bardhë që ishte nisur për në Serbi u ndalua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Greding.

Pasagjerët arritën të dalin jashtë ndërsa shoferët u mbajtën për disa orë peng nga një burrë i cili dyshohej se ishte i armatosur. Lëvizja mes Hilpoltstein dhe Greding qëndroi e bllokuar për disa orë ndërsa linja Mynih-Berlin u ndërpre.

Image

Grupi negociator bisedoi me pengmarrësin i liroi shoferët të zbrisnin njëri pas tjetrit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, pengmarrësi ishte i vetëm në autobus, dhe policia arriti ta prangosë pa e plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat