Komisioni i BE: Turqia nuk quhet me vend kandidat për BE

Evropë

Komisioni i BE: Turqia nuk quhet me vend kandidat për BE

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Turqia nuk  quhet më vend kandidat për Bashkimin Evropian .Lajmin e ka bërë të ditur Euronews Turkish  ku mësohet se ky vendim është marrë në maj por zbatimi i tij sapo ka filluar. Duke shtuar se shtetet anëtare nuk kanë luajtur  një rol në këtë vendim një burim për këtë media tha:

“Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Nuk do të ketë ndryshim në politikat në lidhje me Turqinë. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim në fondet e dhëna ose në marrëdhëniet. U pa e përshtatshme që të organizohej në këtë mënyrë, kjo është e gjitha.”

Turqia është zhvendosur në njësinë ku ndodhen vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ekziston një rregull në traktatin e BE -së që vendet që nuk janë të vendosura gjeografikisht në Evropë nuk mund të bëhen anëtare të BE -së.

Edhe pse po bën që nga viti 2005  që ka nisur bisedimet e plota  për anëtarësimin në BE rruga e Ankarasë drejt unionit duket se ka  devijuar në kthesa të  njëpasnjëshme duke e larguar gjithnjë e më shumë nga Bashkimi Evropian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat