“Si një rrufe në qiell të hapur”/ Sizmologu grek flet për tërmetin e fuqishëm të Kretës

Evropë

“Si një rrufe në qiell të hapur”/ Sizmologu grek flet për tërmetin e fuqishëm të Kretës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:05
Efthymis Lekkas

Profesori grek i Gjeodinamikës Efthymis Lekkas shprehet se tërmeti i mëngjesit të sotëm në Kretë ishte një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk pritej të ndodhte.

Sipas tij, ekspërtet vendas nuk prisnin një tërmet të kësaj shkallë në Kretë pas lëkundjeve të vazhdueshme të javëve të fundit.

Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

“Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qendrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat