Tërmeti tronditi Greqinë/ Dalin pamjet, raftet e supermarketit nisin të shkunden dhe toka të dridhet fuqishëm

Evropë

Tërmeti tronditi Greqinë/ Dalin pamjet, raftet e supermarketit nisin të shkunden dhe toka të dridhet fuqishëm

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 14:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Greqia është goditur mëngjesin e të hënës nga një sërë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai i 6 ballëve.

Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar foto e video nga pasojat e tërmetit. Në video, shihet se si produktet e supermarketit kanë rënë në dysheme, ndërsa në një tjetër, ka fiksuar momentin e lëkundjeve, ku një makinë i bindet lëvizjes së tokës.

Kujtojmë, se përveç dëmeve materiale, të paktën një person humbi jetën në ishullin grek të Kretës, si pasojë e tërmeteve.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin viktimën. Ata nxorën një person tjetër nga rrënojat dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat