Hetim për kryqin nazist në protesta/ Antiterrori ka regjistruar akuzën e shpërndarjes së shkrimeve antikushtetuese

Evropë

Hetim për kryqin nazist në protesta/ Antiterrori ka regjistruar akuzën e shpërndarjes së shkrimeve antikushtetuese

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:31
Foto

Ky  simbol i ndaluar nazist qe u shfaq në datën 11 shtator gjatë një tubimi  në Tiranë  ka vënë në lëvizje prokurorinë e Tiranës  që ka regjistruar  hetimet për akuzën e  “shpërndarjes së shkrimeve  antikushtetuese”.

Protesta e gati dy javë më parë  e ka shtyre antiterrorin që të kërkojë hetime në prokurori ndaj një protestuesi që mban në dorë tabelën që sipas agjentëve të antiterrorit i ngjan kryqit nazist.

Sipas burimeve antiterrori ka referuar mes të tjerash si provë  këqyrjen e  videos në kanalin Youtube të transmetuar nga TCH. Video përshkruan agjentin  që është e gjatë 1 minutë e 3 sekonda  dhe aty shfaqen qytetarë me tabela e me thirrjet “NUK JEMI KAVJE”, apo ” jo vaksinimit të detyruar , jo vaksinë me forcim, jo 5 g”.

Konkretisht thuhet më tej gjatë kësaj proteste kundër vaksinimit të detyruar mes aktivistëve të identifikuar si pjesë e shoqërisë civile , shfaqet edhe një person i panjohur ende që mban në dorë këtë tabelë, me kryqin e thyer nazist  që është i ndaluar në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat