Polonia planifikon të zgjasë urgjencën kufitare mbi emigrantët

Evropë

Polonia planifikon të zgjasë urgjencën kufitare mbi emigrantët

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm i Polonisë të hënën kërkoi që gjendja e jashtëzakonshme përgjatë kufirit me Bjellorusinë të zgjatet për 60 ditë, pavarësisht kundërshtimeve nga organizatat bamirëse dhe mediat.

Masat emergjente të miratuara në fillim të këtij muaji për të përballuar një fluks emigrantësh ndalojnë të gjithë jorezidentët, përfshirë gazetarët dhe punonjësit e bamirësisë, të shkojnë pranë kufirit.

Unë do t’i rekomandoj qeverisë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin Poloni-Bjellorusi,” tha Ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski në një konferencë për shtyp.

Kaminski paralajmëroi gjithashtu se dhjetëra emigrantë të ndaluar deri më tani nga autoritetet polake “mbanin prova të radikalizmit”, përfshirë lidhjet me talebanët dhe grupin e Shtetit Islamik.

Ai tha se disa nga emigrantët kishin jetuar gjithashtu në Rusi.

Ministria tha se gjithsej 8,200 njerëz janë parandaluar të kalojnë kufirin.

Grupet joqeveritare kanë paralajmëruar për një krizë humanitare për emigrantët që kalojnë kufirin ndërsa temperaturat fillojnë të ulen dhe kanë kërkuar qasje për të ofruar ndihmë mjekësore.

Ata gjithashtu kanë akuzuar qeverinë për zbatimin e një politike të kthimit, duke parandaluar emigrantët të bëjnë kërkesa për azil dhe t’i detyrojnë ata të kthehen përtej kufirit në Bjellorusi.

Gjashtë emigrantë kanë vdekur përgjatë kufirit lindor të Bashkimit Evropian me Bjellorusinë në dy muajt e fundit.

BE akuzon Bjellorusinë për orkestrimin e qëllimshëm të fluksit të emigrantëve në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve të BE mbi goditjen e regjimit të mbështetur nga Moska ndaj disidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat