32 viktima nga covidi në Greqi, 2636 raste të reja dhe 329 të intubuar

Evropë

32 viktima nga covidi në Greqi, 2636 raste të reja dhe 329 të intubuar

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2636 raste të reja me COVID-19. 32 pacientë ndërruan jetë, ndërsa 329 vijojnë betejën me sëmundjen.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 658.368 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 50.9% janë meshkuj.

Me fatalitetet e sotme, nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 14,860 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 329 (65.3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjet. 79.0% kanë një sëmundje tjetër ose janë mbi moshën 70 vjeç e lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat