Rekord historik/ Mafia në Itali dyfishoi aktivitetin gjatë pandemisë

Evropë

Rekord historik/ Mafia në Itali dyfishoi aktivitetin gjatë pandemisë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:34
Maurizio Vallone

Vështirësitë financiare të shkaktuara nga kriza shëndetësore e Covid nuk e kanë ndalur mafian italiane ne aktivitetin e saj kriminal. Të dhënat e publikuara nga gazeta financiare italiane “Il Sole 24” tregojnë se gjatë 2020 në portet italiane u kap dy herë më shumë drogë sesa në vitin 2019, pra një rritje me 204%.

Media shkruan se lufta kundër mafias është bërë më komplekse, pasi ata pasi përpiqen të mos diktohen nga policia.

“Në gjashtë muajt e fundit kemi patur vetëm dy vrasje mafioze, mendoj se ky është një rekord historik”, pohon Maurizio Vallone, drejtor i departamentit të hetimit të antimafias në Itali.

Në artikull thuhet se mafia synon të lidhet me biznesin. Për këtë, policisë i duhet të verifikojë çdo kontratë, çdo kompani  e cila dëshiron të marrë pjesë në tendera, si për fondet evropiane ashtu edhe ato kombëtare. Sipas Vallones, mafia ka forcuar marrëdhëniet me ato të huaja kryesisht me ato të Evropës Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat